Lajmi i orëve të natës, tash përflitet për trajner që në dy ekipet e fundit ka arritur dy fitore!

Igor Anglekovski
Igor Anglekovski

“Igor Angelovski pranë stolit të FC Prishtina” –Është lajmi i fundit i disa medieve vendore.

Megjithëse ky emër është lakuar në “zyret e klubit”, nuk besohet të ketë pasur komunikim serioz në këtë lidhje.

Por, kush është në fakt Igor Angelovski?

I lindur në Shkup më 2 qershor 1976, Angelovski është një nga trajnerët më të njohur në futbollin e Maqedonisë së Veriut, me një karrierë që shtrihet nga futbolli vendor e deri te kombëtarja.

Ai e ka nisur karrierën si trajner me Rabotniçkin e Shkupit, skuadrën e dytë maqedonase nga kryeqyteti i fqinjit tanë, duke fituar titullin kampion dhe dy Kupa të Maqedonisë. Arritjen më të madhe ka pasur në përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, të cilën e drejtoi – duke e kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Evropian Euro 2020, ndërsa të gjithëve iu kujtohet ndeshja e famshme e Play-offit me Kosovën.

Megjithatë, në dy vitet e fundit, Angelovski në drejtimin e dy skuadrave, asaj të Goricës së Kroacisë dhe Caspiy të Kazakistanit ka pësuar fiasko të vërtet.

Goricën e kishte udhëhequr vetëm për dy mua e pak, nga 27 gushti deri më 5 nëntori duke udhëhequr skuadrën në 11 ndeshje, vetëm 1 fitore të arritur, 2 barazime dhe 8 humbje.

Pas Kroacisë kishte gjetur punë në Kazakistan, po njëjtë, kishte qëndruar vetëm tre muaj – 17 prill – 17 korrik 2023. Prapë, vetëm një fitore, megjithatë kishte arritur 2 barazime më shumë se në Kroaci dhe 5 humbje.

Në dy vitet e fundit është i papunë.

Ndoshta, me statistikat që i posedon i shkon përshktati nomenklaturës së klubit më të madh në vend. Ku i dihet, mbase edhe e angazhojnë.