Lavdim Pireva kritikon Dritën dhe Dukagjinin: Nuk pati luftë për pikë!

drita - dukagjini
Drita - Dukagjini

Lavdim Pireva, redaktor përgjegjës i sportit në portalin “Telegrafi”, ka ngritur akuza të forta ndaj dy klubeve të Superligës, Dritës dhe Dukagjinit, gjatë paraqitjes së tij mbrëmë në emisionin sportiv Favorit.

lavdim pireva
lavdim pireva

“Dukagjini në gjashtë javët e para ka luftuar shumë për të marrë pikë, ndërsa kundër Dritës nuk pati fare luftë – kundër një Drite që kishte pesë deri në gjashtë mungesa. Dukagjini do të duhej të shkonte për pikë në atë ndeshje, por nuk luftoi aspak”, tha Pireva.

Ai kritikoi ashpër edhe mënyrën se si Dukagjini pësoi golat:
“Pashë gabime shumë të mëdha në pranim të golave – sidomos te goli i dytë dhe i tretë.”

Pireva shprehu shqetësim edhe për gjendjen fizike të Dritës, që sipas tij është në ngarkesë ekstreme:
“Dritën e shoh me shumë shqetësim. Tetë ndeshje në Evropë dhe shtatë në kampionat e kanë lodhur tej mase, ndërsa tani e presin edhe gjashtë të tjera në garat evropiane.”

Në Kosovë nuk janë të rralla ndeshjet ‘miqësore’, por edhe më problematik është ‘kthimi i borxheve’. Ky fenomen ka ndodhur ndër vite dhe gjasat janë që të mos përfundojë së shpejti, konstaton Kërlaçki.