Ish-mbrojtësi legjendar i Interit, Giuseppe Bergomi, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” në prag të fillimit të sezonit të ri në Serie A.
Në analizën e tij, Bergomi foli edhe për Milanin, duke vlerësuar ndryshimet e fundit në klub dhe potencialin që kuqezinjtë kanë për të qenë pretendentë seriozë.
“Vitet e fundit ata gjithmonë kanë pasur talent, por diçka mungonte. Tani kanë punësuar trajnerin e duhur, një fitues si Massimiliano Allegri, dhe me Igli Tare si drejtor sportiv, i kanë rregulluar gjërat”.
“Ata janë skuadra që mund t’i shkaktojnë më shumë probleme Napolit,” deklaroi Bergomi.
Sezoni i ri në Itali pritet të jetë tejet i luftuar, me Milanin që duket i vendosur për të sfiduar kampionin në fuqi.