Liga e Parë, Java e 14-të: Tabela ndahet qartë në dy pjesë

Suhareka - Dinamo
Suhareka - Dinamo

Pas përfundimit të javës së 14-të në Ligën e Parë të Kosovës, tabela tashmë është ndarë qartë në dy blloqe – skuadrat pretendente për elitën dhe ato që po luftojnë për mbijetesë.

Liga e Parë, Java 14
Liga e Parë, Java 14

Skuadrat pretendente, me përjashtim të Trepçës, kanë fituar në udhëtime të vështira. Vëllaznimi ishte i vetmi ekip që triumfoi si vendas. Kjo javë konfirmoi formën solide të ekipeve në krye, të cilat nuk po lejojnë hapësirë për gabime. Edhe Dinamo pati fitore të vështirë ashtu siç ishte paralajmëruar.

Feronikeli realizoi një fitore të çmuar në fushën e vështirë të Istogut, nën drejtimin e trajnerit të ri. Liria, pas fitores në Pejë ndaj Besës, ka dhënë sinjale se mund të jetë në rrugën e kthesës. Ndërkohë, Vushtrria vazhdon të mbajë kreun dhe nuk jep shenja se do të dorëzohet lehtë.

Trepça ’89 shënoi fitoren më të thellë të javës, duke forcuar pozitën si një nga kandidatët më seriozë për ngjitje, së bashku me Vushtrrinë – të dyja këto ekipe me vetëm një humbje në sezon.

Në fundin e tabelës, nuk ka pasur lëvizje të mëdha. Kika fitoi dje, ndërsa KEK-u befasoi sot me një paraqitje të fuqishme në Mitrovicë, duke marrë një pikë të vlefshme. Këto janë dritat e vetme të shpresës për skuadrat që po luftojnë për të shmangur rënien.

Liga e Parë, Tabela: Java 14
Liga e Parë, Tabela: Java 14