
Lituania është kualifikuar në çerekfinalet e Eurobasketit pas fitores 88:79 ndaj Letonisë në një derbi balltik të zhvilluar në Riga.
Heroi i ndeshjes ishte Arnas Velička me 21 pikë dhe 12 asistime, ndërsa Azulas Tubelis dhe Deividas Sirvydis shtuan nga 18 pikë secili. Letonia mbështetej kryesisht te Kristaps Porzingis, i cili realizoi 34 pikë dhe 19 kërcime, por ndihma mungoi – vetëm Rihards Lomažs arriti gjithashtu pikë dyshifrore (21). Davis Bertāns u ndal në vetëm 3 pikë.
Litvania do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes mes Greqisë dhe Izraelit, duke tejkaluar paraqitjen e vitit të kaluar kur u eliminua nga Spanja në fazën e 1/8-ave.
Ndeshja nisi me dominim të Litvanisë, që krijoi epërsi të hershme dhe e mbajti deri në fund, pavarësisht përpjekjeve sporadike të letonëve në periodën e fundit. Porzingis dhe Bertāns e përfunduan ndeshjen me nga pesë gabime personale, ndërsa një faull nesportiv i Lomažs i zbehu shpresat e fundit të vendasve.
Lituania menaxhoi qetësisht fundin dhe siguroi një fitore të madhe në rrugën drejt trofeut.