LIVE: Prishtina vazhdon marshimin, mposht lehtësisht Dukagjinin për fitoren e gjashtë radhazi

Prishtina - Dukagjini
Prishtina - Dukagjini

Prishtina ka regjistruar fitoren e gjashtë radhazi në Superligë, duke mposhtur pa shumë vështirësi Dukagjinin në ndeshjen e javës së 10-të. Skuadra kryeqytetase e zgjidhi sfidën që në pjesën e parë me dy gola të shpejtë, ndërsa mysafirët nuk arritën të tregojnë rezistencë të vërtetë në fushë. Me këtë triumf, Prishtina forcon pozitat në krye të tabelës me 25 pikë, gjashtë më shumë se ndjekësi më i afërt, Ballkani.

PrishtinaDukagjini 2-0

Ngjarjet kryesore:

Përfundon ndeshja, fitore e merituar e liderit të Superligës.

82′ Gabon portieri i Dukagjinit, përpaksa të përfitoj Kryeziu.

75′ Dukagjini në pjesën e dytë ka iniciativën, ndërsa Prishtina me kundërzbritje.

73′ Taipi nga gjuajtja e lirë mbi portë.

61′ Pefqeli provon me kokë, kap Gjokaj.

FC Prishtina - KF Dukagjini
FC Prishtina – KF Dukagjini

59′ Ilievskit i ikën topi para portierit Margono.

59′ Morina gjuan mbi portë nga distanca.

52′ Isufi provon nga afërsia e zonës, por i pasaktë.

49′ Bytyti pason nga e djathta, Ilievski provon me të parën, por jashtë.

47′ Gabon Gjokaj, topin merr Maliqi gjuan nga një pozitë ideale nga një pozitë ideale, por afër pingules.

46′ Ka nisur pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë me epërsi të merituar të Prishtinës.

39′ GOOL Veliu pranoi top dhe del një me një me mbrojtësin mysafir, nuk ia del vetë, por ia pason dhe asiston bukur për Ilievskin që gjuan në këndin e sipërm të djathtë të pambrojtur të portierit të Dukagjinit.

33′ GOOL Ramiz Bytyqi harkon bukur, Hamdi Namani gjuan zhagas nga mesi i zonës, portieri mysafir nuk ia doli të dëbonte dhe epërsi me meritë e bardhekaltërve, 1-0.

28′ Një harkim nga majta përfundon krejtësisht në krahun e djathtë ku Bytyqi provon me kokë, por e lartë.

10′ Vazhdon pa gola në “Fadil Vokrri” me iniciativë të lehtë të bardhekaltërve.

1′ Ka nisur ndeshja.

Numër i vogël i shikuesve të pranishëm.

Prishtina luan me këtë formacion: Gjokaj – Vitija, Zeqiri, Limani, Veliu, Ilievski, Namani, Bytyqi, Saletiç, Taipi, Christopher, Mamengi.

Ndërsa Dukagjini luan me: Margono, Basri, Iseni, Xhemajli, Mërlaku, Sinani, Pefqeli, Zulfiji, Isufi, Hugo, Gashi.

 

Videokronikat: Ballkani – Gjilani dhe Prishtina e Re – Malisheva