
Shkëndija krejt çfarë ia doli ishte të dërgonte ndeshjen në shtesa, por në fund pësoi 4-1.
Me këtë humbje skuadra e prirë nga Jeton Beqiri është eliminuar nga Evropa Liga, por e vazhdon garën në Ligën e Konferencës.
Mbyllen 90-minutat, ndeshja shkon në shtesa, pasi që rezultati mbyllet identik sikurse në Shkup (3:3)
Goli i parë erdhi në minutën e 9-të kur Edvin Kurtulus shënoi me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, ndërsa në minutën e 24-t, Ivaylo Chochev dyfishoi avantazhin pas një harkimi të saktë nga Duarte.
Shkëndija pati vështirësi të ndërtonte aksione të rrezikshme, ndërsa Ludogorets kontrolloi lojën me pasime të shpejta dhe lëvizje të organizuara. Portieri i Shkëndijës, Baboucarr Gaye, u dallua me disa pritje vendimtare, duke shmangur gola të tjerë.
Në minutat e fundit, pati disa ndërhyrje të forta dhe dy kartonë të verdhë për lojtarët e Shkëndijës, Ibraimi dhe Latifi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:0 në favor të Ludogorets.
GOLAT
122′ GOL Bile shënon për rezultatin përfundimtar, 4-1
98′ GOL Tekpetey ka shënuar për epërsinë prej dy golave të Ludogorets.
67′ GOOOOL Fabrice Tamba ka shënuar dhe i jep shpresë Shkëndisë, 2-1.
24′ GOL Ivaylo Chochev dyfishon epërsinë.
9′ GOL Edvin Kurtulush ka shënuar për epërsinë e skuadrës bullgare 1-0.
Skuadra kuqezi nga Tetova e ka fituar ndeshjen e parë në Shkup me rezultatin 2:1 dhe synon të bëjë hapin vendimtar drejt fazës së grupeve.
Përbërjet