
Malisheva po përjeton një pjesë të parë të turpshme në Islandë, ku pas 45 minutave të para është duke humbur me rezultat të thellë 5:0 përballë Vikingur Reykjavik, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të UEFA Conference League.
Islandezi Hansen ka shkëlqyer me tri gola, ndërsa Ekroth dhe Haftsteinsson kanë shtuar nga një, duke vulosur një pjesë të parë të tmerrshme për ekipin kosovar.
Islandezet e kanë fituar edhe ndeshjen e parë në Prishtinë, 1:0.
Nëse nuk ndryshon dicka në pjesën e dytë, Malisheva rrezikon të pësojë humbjen më të thellë që ndonjë skuadër vendore e ka pësuar në Evropë.