“Falënderojmë Astritin për kontributin dhe angazhimin gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës!”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit, përcjellë Kërlaçki.
Me marrëveshje të dyanshme, FC Ballkani ka mbyllur bashkëpunimin me Astrit Thaqin. Tre-herë kampion i Kosovës, mbrojtësi me shumë përvojë, ende nuk dihet se ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Ish-futbollisti i Ramiz Sadikut, Feronikelit, Dritës dhe së fundit i kampionëve të trefishtë Ballkanit, në edicionin e fundit është paraqitur në 34 ndeshje zyrtare për “portokallinjtë” e Suharekës. Ndërsa ai edhe më parë ishte ndarë nga skuadra për t’u transferuar te Drita dhe për t’u rikthyer sërish. Mbase edhe mosha tani dhe futbollisti përfundimisht ka lënë skuadrën që bëri emër.
Megjithatë, në ndeshjen e parë në Conference League kundër Florianës në Prishtinë ishte vetëm zëvendësues, pa u inkuadruar në lojë, Astrit Thaqi ka qenë pjesë e rregullt e mbrojtjes së Ballkanit duke kontribuar në ndeshje të rëndësishme në kampionat dhe kompeticione ndërkombëtare. Me vlerë tregu modest por rolin e qëndrueshëm në prapavijë, ai ka qenë një lojtar i besueshëm në sfidat që kishte skuadra.