Meriton Korenica shënon golin e katërt sezonal, i treti në kampionat

Meriton Korenica
Meriton Korenica

Mesfushori kosovar Meriton Korenica po shkëlqen me paraqitjet e tij në kampionatin rumun, duke regjistruar golin e katërt sezonal për skuadrën e tij CFR Cluj, prej të cilëve tre në kuadër të kampionatit.

Pavarësisht humbjes së rëndë të ekipit të tij si mysafir ndaj Otelul (4-1), Korenica arriti të shënojë në minutën e 71-të, duke konfirmuar formën e tij të lartë në këtë fillim sezoni.

Në gjithsej 13 paraqitje në të gjitha garat, mesfushori 28-vjeçari ka kontribuar me 4 gola dhe 5 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të CFR Cluj.