Merret vendimi për shikuesit për ndeshjen Serbi – Shqipëri

#post_seo_title

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit, do të luhet në praninë e vetëm 6,500 tifozëve.

Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka vendosur të mbyllë një pjesë të stadiumit pas incidenteve të shumta që shoqëruan sfidën e fundit të Serbisë kundër Anglisë në Beograd.

Përveç kësaj mase, Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar edhe me gjobë financiare. StadiumiLeskovc ka kapacitet prej 8,136 vendesh, por për këtë ndeshje do të lejohet vetëm 80 për qind e tyre.

shqipëri - serbi
shqipëri serbi

Në përballjen ndaj Anglisë, ku Serbia u mund 5:0, pati shkelje të shumta – nga fyerjet ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, te fishkëllimat kundër himnit anglez, si dhe incidente të dhunshme të grupeve kriminale të lidhura me pushtetin aktual.

Madje nuk munguan as fyerjet ndaj selektorit Dragan Stojkoviq.

FIFA ka paralajmëruar se nëse incidente të tilla përsëriten në sfidën kundër Shqipërisë, dënimet ndaj federatës serbe do të jenë shumë më të rënda.

shqipëri serbi

Pikërisht për këtë arsye, autoritetet kanë zgjedhur që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e vogël të Leskovcit, për të kontrolluar më lehtë shitjen e biletave dhe për të shmangur grupet e dhunshme që kundërshtojnë pushtetin e Aleksandar Vuçiqit.