Mexhit Neziri zyrtarizohet te FC Ferizaj

Mexhit Neziri
Mexhit Neziri

Qendërmbrojtësi me shumë përvojë (34), Mexhir Neziri është përforcimi i radhës në mbrojtjen ferizajase për sezonin 2025/26

Mexhit Neziri është afrimi më i ri në skuadrën e klubit bardhekaltër, një përforcim me përvojë për repartin defensiv në prag të sezonit 2025/26. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga klubi, duke e prezantuar mbrojtësin si një element të rëndësishëm për sfidat e ardhshme.

Mexhit Neziri
Mexhit Neziri

34-vjeçari Neziri ka një karrierë të pasur në futbollin vendor dhe atë ndërkombëtar. Ai ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura si Shkëndija, Renova dhe Struga, ndërsa ka luajtur edhe jashtë vendit. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e Besës së Dobërdollit – një skuadër që edicionin e fundit ka qenë pjesë e elitës së futbollit maqedonas, por që aktualisht është e shuar si klub pas rënjes nga kategoria kryesore.

Me eksperiencën e tij të gjerë dhe kontributin e dëshmuar në fusha të ndryshme, pritet që Neziri të sjellë stabilitet dhe siguri në vijën e pasme të ekipit. Ndërsa, në sezonin që lam pas, ka regjistruar 33 paraqitje në gara zyrtare duke shënuar edhe 2 gola dhe 1 asistim.

FC Ferizaj sot njoftoi edhe për një vazhdim kontrate

Valmir Nafiu rinovon me FC Ferizaj!