Ndryshime të mëdha, Vushtrria liron 10 futbollistë!

#image_title

Vushtrria ka njoftuar përfundimin e bashkëpunimit me dhjetë futbollistë, kontratat e të cilëve kanë përfunduar këtë verë.

Klubi ka falënderuar publikisht lojtarët për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishin pjesë e skuadrës dhe u ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës, përcjellë “Kërlaçki”.

“Pas përfundimit të kontratave të lojtarëve si në vijim, FC Vushtrria i falënderon të gjithë për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishin pjesë e klubit dhe ju uron suksese të mëtutjeshme në hapat e radhës të karrierës së tyre”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Lojtarët që largohen janë: Drilon Fazliu, Urim Statovci, Arlis Shala, Edmon Lika, Viktor Angelov, Ardit Peposhi, Laurant Avdyli, Bleart Kastrati, Erdin Dushi, Gentrit Kovaci.

Skuadra e Armend Dallkut edicionin e kaluar arriti barazhin e Superligës, por u mposht me penallti nga Llapi në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.