Në Pejë derbi i xhiros, Besa pret Rahovecin.
Besa Famgas – Rahoveci është kryendeshja e xhiros së dhjetë në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Kjo ndeshje zhvillohet të dielën nga ora 19:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë. Vë përballë dy prej skuadrave kryesore në Superligë, që kanë pretendime për trofe në këtë edicion garues.
Kampioni në fuqi, Rahoveci, është lider i klasifikimit me 16 pikë, sa ka edhe Kastrioti në vendin e dytë. Ndërkohë Besa Famgas është e katërta me tetë pikë, por i ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje deri më tani.
Të dielën është edhe ndeshja mes Vëllaznimit dhe Kastriotit, që fillon në ora 17:00. Skuadra gjakovare, Vëllaznimi, është në vendin e tretë me 10 pikë nga tetë ndeshje.
Xhiroja hapet të shtunën me ndeshjen mes Llapit e Trepçës. Edhe në këtë ndeshje, që fillon në ora 17:00, pritet rivalitet.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Vushtrrisë është të mërkurën nga ora 20:00.
Në Ligën e Parë të hendbollistëve është xhiroja e gjashtë. Të shtunën janë ndeshjet Drenica – Deçani (19:30) dhe Istogu – Prizreni (13:00, Deçan). Ndeshja mes Ulpianës dhe Dritës duhet të zhvillohet të mërkurën. rishkruaj mos te ngjasoj
