
Vetëm një ditë pas fillimit të edicionit të ri në Ligën e Parë të Kosovës, Suhareka ka zyrtarizuar edhe katër përforcime të reja, duke konfirmuar ambiciet për këtë sezon.
Skuadra suharekase ka afruar në radhët e saj futbollistët: Drilon Sadiku, Gentrit Ulluri, Jetmir Kaçoli dhe Leonard Shala, përcjellë “Kërlaçki”.
Me këto transferime, Suhareka synon të jetë konkurrent serioz për objektiva të mëdha gjatë këtij edicioni.
Formën e mirë dhe vendosmërinë e treguan që në javën e parë, ku Suhareka regjistroi një fitore të thellë 5:1 ndaj Vjosës së Shtimes.
Golat për ekipin fitues u realizuan nga: Drilon Sadiku, Ermir Abazi, Destan Bytyqi, Arbër Deliu dhe Liburn Shala.