“Nuk e kuptoj pse Dinamo është nënvlerësuar – Pajaziti sërish fantastik!”

Dinamo City
Dinamo City

Hajduku mposht Dinamon e Tiranës mes atmosferës elektrizuese në Poljud dhe lavdeve për Pajazitin. Vendasit fituan me rezultat minimal 2-1, në një atmosferë madhështore në stadiumin “Poljud”, të mbushur si zakonisht me tifozë të zjarrtë dhe të shumtë – një skenë që rrallë shihet në ndonjë stadium tjetër të rajonit.

Ndeshja ka gjeneruar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook, ku komentues të ndryshëm kanë lavdëruar paraqitjen e ekipit të tyre dhe veçanërisht performancën e përforcimit të fundit, Adrion Pajaziti. Komentet janë të mbushura me entuziazëm, por nuk kanë munguar as fjalët e respektit për kundërshtarin nga Tirana.

Tifozët e Hajdukut
Tifozët e Hajdukut

Ja disa nga komentet më të spikatura:

Enis Çelebiç shkruan: “Prej kohësh Hajduku nuk ka dalë në fushë në Poljud me një lojë kaq luftarake, agresive dhe cilësore. Presing i lartë pas topit të humbur, krahë të shpejtë dhe vertikalë – ndeshje fantastike”! Ai ka shtuar më tej, “Ndoshta disa do të thonë se kundërshtari nuk ishte i denjë, por deri vonë Hajduku vuante edhe ndaj ekipeve më të dobëta se ky Dinamo, si në HNL ashtu edhe në ndeshjet evropiane”, ka thënë komentuesi. Ky koment ka arritë mbi 500 pëlqime, duke reflektuar ndjesinë pozitive të tifozëve.

Slavko Brziç thekson: “Pajaziti ishte bindshëm lojtari më i mirë, një klasë më vete. Loja e Hajdukut më në fund ka strukturë dhe kuptim. Do të bëhemi gjithnjë e më të mirë”, ka lavdëruar lojën e ekipit të tij.

Zvonimir Crnilo shkruan: “Kjo është si balsam për sytë, krahasuar me atë që luajtëm vitin e kaluar. Pajaziti më kujton mesfushorët e Barcelonës”, ka quarr në qiell mesfushorin tonë.

Jadran Bonaçiç komenton: “Dëm që nuk shënuam më shumë, sepse do ta kishim merituar plotësisht! Një gol shumë të bukur shënuan shqiptarët, por kjo ishte e gjitha”, lavdëron golin e Bregut për Dinamon.

Një koment tjetër që ka marrë shumë pëlqime shkruan: “Nuk e kuptoj pse Dinamo City është nënvlerësuar. Një skuadër solide dhe e fortë me një portier shumë të mirë. Në ndeshjen e kthimit duhet të luajmë 100%. Hajduku është shumë më i lëvizshëm se një vit më parë dhe më në fund po luan në mënyrë ofensive. Pajaziti sërish fantastik, si Rakitiç në ditët e tij më të mira”, nuk rreshtin lavdet për Pajazitin.

Për fund, një tjetër koment që ka marrë mbi 250 pëlqime vë në pah sjelljen e tifozërisë: “Unë do të veçoja Torcidën, e cila në tri ndeshjet evropiane deri tani ka qenë e mrekullueshme dhe nuk i ka sjellë asnjë gjobë Hajdukut”,  duke aluduar në tifozëria më të vjetër dhe të njohur në rajon, që shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për përdorimin e piroteknikës dhe incidenteve të tjera, kësaj here është përqendruar vetëm në përkrahjen e zëshme, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në stadium.

Hajduk
Hajduk