Orges Shehi zgjedh skemën 4-2-3-1 për betejën ndaj Florianës – ja si pritet të rreshtohet Ballkani

Orges Shehu dhe formacioni

FC Ballkani do të rikthehet mbrëmjen e sotme në skenën evropiane, ku nga ora 20:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me skuadrën malteze Floriana, në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Kampioni i trefishtë i Kosovës ka pushuar në raundin e parë dhe tani synon të hedhë një hap drejt ëndrrës evropiane.

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri Orges Shehi ka preferuar të mos japë shumë detaje në lidhje me formacionin, duke ruajtur qetësinë dhe fokusin te ndeshja.

Orges Shehi
Orges Shehi

Sidoqoftë, pritet që Ballkani të zbresë në fushë me një skemë të zakonshme 4-2-3-1. Në portë do të jetë Artan Iljazi, ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Geralb Smajli në të djathtë, Arbër Potoku në të majtë dhe qendra do t’i besohet dysheve me përvojë Bajram Jashanica e Gentrit Halili.

Në mesfushë mungon Marsel Ismjalgeci, kështu që dyshja do të jenë Albert Diene dhe Ardit Deliu do të kenë rolin e dyshes mbrojtëse përpara mbrojtjes, me detyrë të ndërpresin aksionet e kundërshtarit dhe të ndihmojnë në ndërtimin e lojës.

Para tyre do të vendosen tre lojtarë ofensivë: Bleart Tolaj në krahun e djathtë, Almir Kryeziu në të majtin dhe Giovanni në qendër si mesfushor sulmues. Në maje të sulmit do të luajë Sunday Adetunji, që mbetet pika referuese për golat.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit

Ballkani ka treguar në edicionet e fundit se është një skuadër që di të reagojë në Evropë dhe sonte pritet të shfrytëzojë edhe faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv përpara ndeshjes së kthimit në Maltë.