Pas dy fitoreve me radhë, Kosova U19 mposhtet nga Portugalia në Botërorin e hendbollit

Kosova U19
Kosova U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të martën ndeshjen e pestë në Kampionatin Botëror “Egjipti 2025”.

Pas dy fitoreve radhazi, Kosova u mposht nga Portugalia me rezultat 41:29.

Që në fillim të ndeshjes, portugezët arritën të shkëputen në rezultat dhe ruajtën epërsinë deri në fund. Amar Muqolli ishte më i dalluari në sulm me 9 gola, ndërsa Olsi Mulaj kontribuoi me 8 të tjerë.

Në pesë ndeshje, Kosova ka bilanc prej dy fitoreve e tri humbjeve.

Kombëtaren U19 tani e presin edhe dy ndeshje të fundit, që do të përcaktojnë plasmanin përfundimtar në këtë kampionat.