Paulo Cezar rikthehet te Vushtrria me dy gola: I lumtur që ndihmova ekipin

Paulo Cezar
#post_seo_title

Sulmuesi Paulo Cezar ka bërë një rikthim të bujshëm te FC Vushtrria, duke debutuar me dy gola në ndeshjen e sotme, ku hyri nga stoli dhe tregoi menjëherë ndikimin e tij në fushë. Me këtë paraqitje, ai i dha sinjale të qarta stafit teknik dhe tifozëve për formën dhe potencialin që sjell në ekip.

Pas ndeshjes, Cezar foli ekskluzivisht për Kërlaçki, duke shprehur kënaqësinë për rikthimin dhe kontributin e dhënë:

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer në Vushtrri dhe edhe më i lumtur që munda ta ndihmoj ekipin me dy gola dhe të arrijmë fitoren,” u shpreh ai për Kërlaçkin.

Rikthimi i brazilianit te ish-ekipi i tij duket se është një përforcim i rëndësishëm për ambiciet e Vushtrrisë në këtë sezon, ndërsa forma e tij që në ndeshjen e parë lë pritshmëri të larta për vazhdimin e kampionatit. Vushtrria ka arritur 7 pikë në tre ndeshjet e para, ndërsa në fundjavë takohet me Dinamon e Ferizajit në “Ferki Aliu”.