Peter Itodo Mandela në Ukrainë, Baton Zabërgja më vonë

Itodo
Itodo

Klubi shqiptar nga Tirana, Dinamo City ka bërë zyrtare marrëveshjen e arritur për transferimin e lojtarit.
Peter Itodo Mandela (22), nga Nigeria, deri më tani futbollist në radhët e skuadrës së Ilir Dajës, do të transferohet te skuadra e Metalist 1925.

“Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e falënderojnë sulmuesin për kontributin e dhënë me fanellën blu sezonin e kaluar, ku ai spikati”, ka qenë urimi i skuadrës blu nga Tirana.

Sipas raportimeve të mëhershme, klubi ka mbyllur marrëveshjen për sulmuesin nigerian Peter Itodo Mandela për një shumë që varion nga 1.1 deri në 1.2 milionë euro. 22-vjeçari, i cili spikati sezonin e kaluar me 13 gola në 28 ndeshje në Superligën shqiptare, shihet si një përforcim premtues për repartin ofensiv të ekipit ukrainas.

Ndërkohë pritet edhe zyrtarimi i transferimit të anëtarit të Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja.

https://kerlacki.com/metalist-1925-godet-me-dyshen-e-sulmit-nga-dinamo-tirana-mediet-ukrainase-e-bejne-pune-te-kryer/