Klubi prishtinas nga lagjja e Hajvalisë ka zyrtarizuar afrimin e portierit italo-brazilian, Maycon Douglas Morales.
25-vjeçari vjen pas një sezoni shumë të mirë me FC Drenicën, ku regjistroi 28 paraqitje dhe e ruajti portën të paprekur në 16 ndeshje, duke u renditur mes portierëve më të dalluar në Raiffeisen Ligën e Parë, thekson deklarata e klubit.
I formuar në akademinë e Coritiba në Brazil, Morales ka përvojë ndërkombëtare edhe në futbollin lituanez dhe tashmë do të jetë pjesë e elitës së futbollit tonë vendor, nën ngjyrat e klubit të ri në Superligë, KF Prishtina e Re.
Të ju kujtojmë që portieri i deritanishëm i skuadrës Egzon Bislimi, ka kaluar te Liria e Prizrenit.
Hinterlasse jetzt einen Kommentar