Prishtina dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët e mundshëm në raundin e tretë të Ligës së Konferencës

#image_title

Dy përfaqësuesit e tjerë të Kosovës në garat evropiane, FC Prishtina dhe FC Ballkani, tashmë kanë zbuluar kundërshtarët potencialë në rast se arrijnë të kalojnë në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Të dyja skuadrat kanë bërë hapa të rëndësishëm në përfaqësimin e Kosovës në arenën evropiane në vitet e shkuara dhe shpresojnë që të avancojnë më tej në garë.

Prishtina, që aktualisht po përballet me Larne nga Irlanda e Veriut në raundin e dytë, do të ketë përballë fituesin e përballjes ndërmjet Varazdin nga Kroacia dhe Santa Clara nga Portugalia, nëse arrin të kualifikohet tutje.

rruga e prishtinës

Ndërkohë, kampioni i dyfishtë i Kosovës, Ballkani, që është duke u përballur me Floriana FC nga Malta, në rast kualifikimi do të ndeshet me fituesin e çiftit St Joseph’s (Gjibraltar) – Shamrock Rovers (Irlandë).

rruga e ballkanit

Potencialisht, këto përballje të raundit të tretë paraqesin një shans të madh për t’u afruar edhe më shumë fazës së grupeve, një objektiv ambicioz por i realizueshëm për klubet tona.