
Pas humbjes 4-0 në Tiraspol ndaj Sheriffit në raundin e parë të Ligës së Konferencës, FC Prishtina vazhdon të heshtë – të paktën publikisht.
Përveç njoftimit për hapjen e akreditimeve për media, klubi kryeqytetas nuk ka komunikuar asgjë me tifozët, nuk ka bërë asnjë thirrje mobilizuese për ndeshjen e kthimit, që zhvillohet të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Një heshtje që po kuptohet si mungesë besimi, përkundër asaj që ndodhi në Moldavi, ku skuadra u shpartallua me pak rezistencë në fushë.
Në kohën kur duhej reagim, qoftë me thirrje për përkrahje, FC Prishtina ka zgjedhur të “mbyllë gojën”. Ndërkohë, reagimi i vetëm zyrtar pas ndeshjes ishte publikimi i disa fotove të skuadrës.
Ndeshja kthyese ndaj Sheriffit luhet më 17 korrik në Prishtinë, por mungesa e sinjaleve nga klubi po nxit paqartësi dhe zhgënjim edhe më të madh në mesin e tifozëve.
Be the first to comment