Prishtina në prag të ndeshjes kundër Larnes, kujtojmë me fotografi ndeshjen me St Joseph’s

Prishtina - St Joseph s
Prishtina - St Joseph s

Prishtina ka qenë shumë e pafat në ndeshjet e Evropës – nga shorti i vështirë, te ndeshjet e luajtura në Mitrovicë, eliminimi i pafat me penallti, e deri te turbulencat e mëdha në klub dhe moslicencimi i skuadrës apo infektimi i ekipit gjatë pandemisë.

Prishtina kundër St Josep's
Prishtina kundër St Josep’s (1-1): shumë emra në një foto: Dallku, Bekaj, Bekteshi, Shillova, Miftaraj, Mankenda, Krasniqi, Thaqi, Mankenda, Ahmeti dhe Uka.

Bardhekaltrit e kanë mundësinë e artë për një kthim në skenën evropiane me “shmek”: rezultati ideal nga ndeshja e parë dhe një rival jo aq i lartë në cilësi.

Armend Dallku
Armend Dallku

Prishtina si klub nuk e kishte pritur mirë pranimin ndërkombëtar – ishte “zbrazur” më herët. Që nga pranimi në vitin 2016, skuadra ka arritur vetëm një titull kampioni, por pjesëmarrjen në Evropë zakonisht nuk e diskutonte.

Meriton Korenica
Meriton Korenica

Por, asnjëherë nuk e kishte shijuar aq shumë, veçse mbase me fitoren ndaj Bodo/Glimt. Megjithatë, situata ishte asisoj: rregullat e pandemisë kishin bërë që të lejoheshin shikuesit vetëm në tribunën veriore dhe lindore.

Qendrim Zyba
Qendrim Zyba

Pra, Prishtina asnjëherë nuk ia ka dalë të mbushë stadiumin.

Dy vitet e para kishte garuar në Mitrovicë.

Armend Thaqi
Armend Thaqi

Rikthimi në “Fadil Vokrri” ndodhi vetëm në vitin e tretë në Evropë, më 2019, kundër skuadrës nga Gjibraltari, St Joseph’s. Me një mijë probleme, “lufta” me tifozë, dhe megjithatë mbetet ndeshja me pjesëmarrjen më të madhe të publikut prishtinas në ndeshjet e klubit të zemrës. Nuk ia doli të mbushte as kundër Sheriff Tiraspolit.

Gauthier Mankenda
Gauthier Mankenda

Rasti ideal është nesër kundër Larnes. Publiku s’ka çfarë pret më, skuadra e ka vetë në dorë rezultatin dhe, me mbështetjen e publikut, mund t’ia dalë. Vetëm se duhet pak më shumë besim dhe vullnet.

Plisat
Plisat

Klubi ka publikuar një video “apeluese” ndaj Plisave