Skuadra e Sigal Prishtinës po kalon një periudhë të vështirë, duke udhëtuar në ndeshjen e fundit të Ligës ENBL në Manchester të Anglisë me vetëm tetë basketbollistë në përbërje. Kjo situatë u reflektua edhe në parket, ku kryeqytetasit pësuan humbjen e dytë radhazi në këtë garë ndërkombëtare. Shto edhe përballjen me tifozerinë e saj Plisat.
Por sfidat për Prishtinën nuk përfundojnë këtu, pasi këtë fundjavë e pret një përballje e zjarrtë në kampionat — derbi tradicional me rivalët e përbetuar të Trepçës. Mitrovicasit gjithashtu nuk janë në formën më të mirë, pasi kanë regjistruar shtatë humbje në garat evropiane dhe dy të tjera në Superligën e Kosovës.
Kjo përballje, që gjithmonë ka sjellë emocion dhe rivalitet të madh, zhvillohet të dielën në ora 17:00 në kuadër të javës së shtatë të ProCredit Superligës — javë që shënon edhe përfundimin e rrethit të parë të ndeshjeve në elitën e basketbollit kosovar.
Java 7 e ProCredit Superligës:
E shtunë:
-
17:00 | Rahoveci 029 – Golden Eagle Ylli
-
19:30 | GO+ Peja – Vëllaznimi
E diel:
-
17:00 | Sigal Prishtina – Trepça
-
20:15 | Bora – Bashkimi
| # | Ekipi | Ndeshjet | Fitoret | Humbjet | Shënuara | Pranuara | Kosh Diferenca | Pikët |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Bashkimi | 6 | 6 | 0 | 544 | 453 | 91 | 12 |
| 2 | GO+Peja | 6 | 5 | 1 | 519 | 497 | 22 | 11 |
| 3 | Sigal Prishtina | 6 | 4 | 2 | 518 | 512 | 6 | 10 |
| 4 | Trepça | 5 | 3 | 2 | 423 | 407 | 16 | 8 |
| 5 | Rahoveci 029 | 6 | 2 | 4 | 475 | 502 | -27 | 8 |
| 6 | Golden Eagle Ylli | 6 | 1 | 5 | 430 | 455 | -25 | 7 |
| 7 | Vëllaznimi | 6 | 1 | 5 | 493 | 546 | -53 | 7 |
| 8 | Bora | 5 | 1 | 4 | 416 | 446 | -30 | 6 |