Zekerija Ramadani: Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, madje jetike

Zekerija Ramadani
Zekerija Ramadani

Nesër, më 8 korrik në orën 20:00, Drita do të luajë kundër Differdange 03 nga Luksemburgu në një ndeshje shumë të rëndësishme për kalimin tutje për në fazën e grupeve. Ekipi është i përgatitur për këtë sfidë, me synimin për të dhënë maksimumin dhe përkrahjen e tifozëve dhe gjithë dashamirësve të futbollit kosovar, ka thënë, kryetrajneri, Zekerija Ramadani.

Gjendja e ekipit dhe përgatitjet

Ekipi po përballet me një sfidë të re dhe është i gatshëm, edhe pse nuk ndihet 100% i përgatitur. Konkurrenca e fortë ka rritur ritmin gjatë stërvitjeve, dhe performanca është më e mirë krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë. Te skuadra kundërshtare trajneri është ndryshuar së fundmi, dhe pas një ndeshjeje kontrolluese në Belgjikë, pam që na ka shkaktuar pak huti, por ne duhet të japim gjithçka më shumë se kundërshtari.

Karakteristikat e kundërshtarit dhe strategjia e tyre

Pika kryesore e forcës së tyre janë futbollistët e gjatë dhe disiplina taktike, duke u mbledhur mirë në mbrojtje, me dy krahe të shpejtë në anë. Ne kemi punuar shumë për t’u përballur me ta, sidomos ndaj kundërsulmeve, por ata mbeten shumë të disiplinuar në mbrojtje.

Mungesat dhe konkurrenca në ekip

Rron Broja është i suspenduar, edhe pse shumicën e ndeshjeve kemi stërvitur me të më parë. Ndodhin edhe gabime nga UEFA. Kemi Vesel Limenin dhe konkurrencë në çdo repart. Mungesa e Ronit do të ndihet, por jo si në kampionat kur ai mungonte.

Sfida dhe objektivat

Na presin dy ndeshje të rëndësishme. Duke qenë në vazon e favoriteve, iu kemi larguar kundërshtarëve më të fortë dhe kemi arritur të japim maksimumin për të kaluar raundin — një sukses që do të kishte rëndësi të madhe për mua, ekipin, qytetin dhe futbollin kosovar në përgjithësi.

Fleksibiliteti taktik dhe përgatitja ndaj kundërshtarit

E konsiderojmë veten favoritë. Por kjo nuk do të thotë asgjë në vetvete, por me punën që kemi bërë, kemi arritur të krijojmë një ekip që mund të luajë në dy ose tre sisteme të ndryshme. Pas analizave të kundërshtarit, kemi tentuar gjithashtu t’i përshtatemi lojës së tyre.

Raundi i parë dhe rëndësia e ndeshjes

E mendojmë vetëm të kalojmë raundin e parë, për t’i dhënë mundësi ekipit të jetë sa më afër fazës së grupeve. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, madje jetike.

Mbështetja dhe roli i tifozëve

Shpresojmë që numri i shikuesve të jetë i madh. Nuk është vetëm çështje e tifozëve, por e të gjithë dashamirësve të futbollit në Kosovë. Mbështetjen më të madhe e presim nga “Intelektualët”, sepse e dimë se çfarë ndihme të madhe mund të japin ata ekipit.

Në fund, duhet të jemi të fokusuar, të përqendruar dhe të bashkuar si ekip për të arritur qëllimin tonë. Vetëm me përkushtim dhe punë të përbashkët mund të tejkalojmë sfidat dhe të arrijmë suksesin që e dëshirojmë për futbollin kosovar, ka përfunduar konferencën për shtyp para një numri të konsiderueshëm gazetarësh, kryetrajneri i kampionëve, Zekerija Ramadani.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.