Ramadani pas eliminimit: Të japim gjithçka ndaj Differdange për të jetuar ëndrrën tonë evropiane në grupe!

Zekirija Ramadani
Zekirija Ramadani

Trajneri Zekirija Ramadani komentoi para mediave eliminimin e Dritës nga Steaua Bukuresht, pas humbjes 3:1 në Prishtinë në rrethin e 3-të kualifikues të Ligës së Evropës.

“Nisëm shumë keq ndeshjen, duke pësuar gol në minutën e parë nga rasti i parë i Steauas. Në pjesën e parë, faza jonë defensive ishte shumë e dobët. Edhe pse kishim posedim dhe ide për të dalë nga prapa, çdo pasim vertikal i kundërshtarit na rrezikoi seriozisht”, u shpreh Ramadani, përcjellë “Kërlaçki”. 

“Në pjesën e dytë shënuam golin, dhe mbështetja e madhe e tifozëve i motivoi futbollistët. Megjithatë, në ato emocione, kapiteni Broja u ndëshkua me karton të kuq”.

Ky episod është për t’u kritikuar, por ndodh shpesh nën euforinë e tifozëve; çdo futbollist do tentonte të ndërpriste aksionin e kundërshtarit. Përveç humbjes në ndeshje, humbëm edhe shërbimet e Brojës për play-off-in”.

“Fillimisht do të fokusojmë energjitë te xhiroja e parë e kampionatit, pasi FFK nuk ka shtyrë ndeshjen, dhe më pas te përballja me Differdange”.

“Do të japim gjithçka për të siguruar pjesëmarrjen në grupet e Conference League, duke luajtur për të jetuar ëndrrën tonë në një garë europiane”, shtoi ai.

Presidenti i Steauas, Becali: Drita më e mirë se Shkëndija, mund të na eliminonte!