
Klubi i Real Madridit ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e sivjetme të ndarjes së çmimit “Topi i Artë”, e cila zhvillohet sonte në mbrëmje në Paris.
Presidenti i klubit, Florentino Perez, ka marrë vendimin që asnjë përfaqësues i Realit të mos udhëtojë drejt kryeqytetit francez.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano.
Ky vendim vjen si pasojë e pakënaqësisë së thellë nga viti i kaluar, kur Vinicius Junior shihej si një nga favoritët për ta fituar çmimin prestigjioz, por në fund çmimi iu dha mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri.
Për edicionin e sivjetshëm, Ousmane Dembele i Paris Saint-Germainit konsiderohet si favorit kryesor për të fituar “Topin e Artë”, ndërsa në garë është edhe ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal.