Rikthimi epik i Newcastle nuk mjafton, Liverpool fiton në minutën e 100!

Newcastle
#post_seo_title

Newcastle ka shkëlqyer me një rikthim epik ndaj kampionit në fuqi Liverpool, por në fund u mund 3-2 në “St James’ Park” në derbin e javës së dytë të Premier League.

Pas një pjese të parë ku ishin në disavantazh dhe luanin me një lojtar më pak, “Magpies” treguan karakter duke barazuar rezultatin, por nuk arritën të marrin tre pikët.

Liverpool kaloi në avantazh me golin e Gravenberch në minutën e 35-të, ndërsa Gordon u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 45-të.

Fillimi i pjesës së dytë duket se favorizonte mysafirët, kur Ekitike shënoi për 0-2.

Liverpool
Liverpool

Por Newcastle nuk u dorëzua dhe riktheu gjithçka me golat e Guimaraes në minutën e 57-të dhe Osula në minutën e 88-të.

Barazimi dramatik ndezi stadiumin dhe tifozët e “Magpies” prisnin mrekullinë.

Newcastle krijoi disa raste të tjera për të marrë fitoren, duke treguar një shpirt luftarak dhe karakter të jashtëzakonshëm, por nuk e konkretizoi asnjë prej tyre.

Në anën tjetër në minutat shtesë, në minutën e 100, Liverpool gjeti golin e fitores pas një kundërsulmi, me anë të Ngumoha, duke marrë tre pikët në fund.

Newcastle
Newcastle