Sa të jetë Piksi në krye, nuk do të luaj për Serbinë – trondit futbollisti serb para ndeshjes vendimtare ndaj Shqipërisë

gajiç
Gajiç

Futbolli serb duket se nuk mund të shmangë dramën, madje as në prag të një ndeshjeje vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës.

Milan Gajiç, futbollist aktual i CSKA Moskës, ka deklaruar publikisht se nuk do të luajë për përfaqësuesen e Serbisë sa kohë që trajner është Dragan Stojkoviç – Piksi.

Në një intervistë për televizionin rus “Match TV”, Gajiç tha se nuk është i befasuar që nuk është përfshirë në listën e fundit të ekipit kombëtar dhe se, sipas tij, dyert e përfaqësueses janë të mbyllura.

“Sa kohë që në krye të ekipit kombëtar është stafi aktual teknik, unë nuk do të jem aty. Nuk mund të them se jam i befasuar – të gjithë e dinë historinë time me ekipin kombëtar, dhe sa kohë që ky staf është në detyrë, unë nuk do të ftohem”, u shpreh Gajiç.

Ai theksoi se një moment specifik e ka kushtuar vendin në kombëtare:

“Mendoj se e kam humbur shansin për t’u përforcuar në ekipin kombëtar në atë ndeshje ndaj Rusisë. Nuk mund të them se luajta keq – thjesht ishte një incident i pafat me kartonin e kuq. Me sa duket, pas atij momenti, trajnerët morën vendimin për të mos më ftuar më. Kjo është ajo që unë supozoj – do të doja të isha gabim. Por e respektoj vendimin.”

Milan Gajiç ishte pjesë e ekipit serb U-20 që fitoi Kampionatin Botëror të vitit 2015 në Zelandën e Re, ndërsa në nivelin e parë përfaqësues ka vetëm dy paraqitje.

Kjo deklaratë vjen në një moment delikat për Serbinë, që po përgatitet për ndeshjen vendimtare ndaj Shqipërisë në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.