Nuk pati fitues ndërmjet Galway United dhe Shamrock Rovers – megjithëse Galway United pati rastet për një fitore historike.
Shamrock po marshon drejt një tjetër titulli edhe pse duket që nuk është në formë përderisa Galway është më afër zonës së rrezikut.
Megjithëse skuadra vendase kishte nevojë për pikë, kurse kundërshtari i Ballkanit, Shamrock mund të lejonte luksin e një rezultati të barabartë, falë epërsisë prej nëntë pikësh dhe me mendjen nga sfida e së enjtes në “Tallaght” ndaj skuadrës sonë.
Shamrock Rovers: McGinty; Matthews, Cleary, Lopes, Grace, O’Sullivan (Honohan 57’); Healy, Malley (Watts 69’), Nugent (Mandroiu 65’); Greene (McGovern 57’), Noonan (Gaffney 69’).
Shamrock dhe Ballkani takohen të enjten më 14 gusht nga ora 21:00, ndërsa i përket raundit të tretë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës. Ndeshjen e parë ka fituar Ballkani me golin e Adetunji.