Shkëlzen Lushtaku largohet nga Drenica pas më shumë se dy dekadash

Shkelzen Lushtaku

Pas më shumë se 23 vitesh përkushtim në fanellën e Drenicës, Shkëlzen Lushtaku ka njoftuar largimin nga klubi që e konsideron si pjesë thelbësore të jetës dhe identitetit të tij.

Në një postim emocional në rrjetet sociale, Lushtaku shprehu falënderimet për presidentët, trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët që e mbështetën gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

“Me zemër të mbushur plot krenari dhe emocione, largohem nga fusha si një njeri i lumtur, sepse largohem si kampion!”, shkroi Lushtaku, duke theksuar se Drenica ka qenë më shumë se një klub për të – është zemra dhe jeta e tij.

Shkelzen Lushtaku
Shkelzen Lushtaku

Ai falënderoi veçanërisht udhëheqësit e klubit, Afrim Jasharin, Tahir Lushtakun dhe Fadil Ramën, si dhe tifozët “Shqiponjat e Zeza” për mbështetjen e palëkundur, sidomos në momentet më të vështira.

Lushtaku theksoi se, edhe pse fizikisht do të largohet nga fusha, me zemër do të mbetet gjithmonë pjesë e Drenicës.

Po ashtu, ai njoftoi se së shpejti do të bëjë me dije planet e tij të ardhshme.

Ky largim shënon fundin e një epoke për një nga figurat më të të respektuara të futbollit drenicas.

Drenica
Drenica