Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sot (e shtunë) në fushë për ndeshjen më të nxehtë të grupit, teksa përballet me Serbinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Dubocica” të Leskovcit, me fillim nga ora 20:45, dhe pritet të jetë një duel i fortë, plot emocione dhe tension sportiv.
Skuadra e trajnerit Sylvinho udhëton drejt Serbisë me moral të lartë pas fitores ndaj Letonisë, dhe synon të vazhdojë ecurinë pozitive për të ruajtur distancën me rivalët e drejtpërdrejtë për vendet kualifikuese.

Në anën tjetër, Serbia kërkon rehabilitim pas humbjes së rëndë 5-0 ndaj Anglisë dhe pritet të hyjë në fushë me dëshirë për reagim.
Për shkak të historikut të veçantë mes dy vendeve, ndeshja pritet të ketë ngarkesë emocionale të lartë, por kuqezinjtë shkojnë me besim se mund të marrin një rezultat pozitiv nga ky udhëtim vendimtar.