
Dinamo City i Tiranës është skuadra tjetër që eliminon nga kualifikimet evropiane Hajdukun e njohur kroat nga Spliti.
Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, Dinamo triumfoi 3:1 të enjten mbrëma në “Air Albania” në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë kualifikues, duke siguruar kalimin në play-offin e Ligës së Konferencës.
Hajduku kishte fituar 2:1 në “Poljud” javën e kaluar, por kjo nuk mjaftoi për të kaluar më tej.
Kështu, Hajduku ndal aventurën evropiane për herë të 15-të radhazi.
Torcida e Splitit dhuroi një leksion pasioni në Tiranë pavarësisht humbjes së Hajdukut!
Për herë të fundit në fazën grupore të një gare evropiane, klubi kroat luajti në vitin 2010, para 15 vjetësh.
Përveç Dinamo Cityt, Hajduku është eliminuar më parë nga Stoke City, Inter, Dila Gori, Dnipro, Slovan Liberec, Maccabi Tel Aviv, Everton, FCSB, Gzira United, Galatasaray, Tobol, Villarreal, PAOK dhe Ruzhomberok.
Në plejofin e Ligës së Konferencës, Dinamo City do të përballet me Jagiellonia nga Polonia.
Ndeshja e parë luhet më 21 gusht në transfertë, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet një javë më vonë në “Air Albania”.
Hekuran Berisha: Gol që s’do ta harrojë kurrë, analizat e Ilir Dajës të shkëlqyeshme!