KVF Fer Volley

Kampionet e Kosovës në volejboll për femra, Fer Volley, do të zbresin në parket sonte në një përballje vendimtare evropiane kundër skuadrës zvicerane Düdingen, në ndeshjen kthyese të raundit të parë të CEV Volleyball Challenge Cup.

Takimi zhvillohet sonte, më 5 nëntor, nga ora 20:00Palestrën e Sporteve “Bill Clinton”Ferizaj dhe bart me vete peshën e një sfide që mund të shkruajë historinë për volejbollin kosovar.

Pas një paraqitjeje të mirë në ndeshjen e parë në Zvicër, vajzat e trajnerit Edon Ibrahimi janë të motivuara për të siguruar një rezultat që do t’u garantonte kalimin në raundin tjetër të garës evropiane. Morali i ekipit është i lartë, sidomos pas fitores në derbin e Superligës kundër KVF Drita me rezultat 3:1.

Fer Volley ka nevojë për mbështetjen e publikut! Sonte, le ta mbushin palestrën “Bill Clinton” dhe të krijojnë atmosferë që vajzat tona e meritojnë. Tifozët janë fuqia e shtatë – bëhuni pjesë e këtij momenti të madh për sportin ferizajas dhe atë kosovar!