vellaznimi

Vellaznimi

Liga e Parë

Fitorja e Ramiz Sadikut ndaj Vushtrrisë lidere dhe ndalesa e Feronikelit në Mitrovicë kanë hapur garën në krye të renditjes në Ligën e Parë. 

Dy skuadrat në vendet e 3 dhe 4, Vëllaznimi dhe Dinamo, mund të barazojnë pikët me Vushtrrinë në krye të tabelës (34), nëse fitojnë ndeshjet e tyre të së shtunës.

Vëllaznimi do të presë KEK-un në Gjakovë, ndërsa Dinamo luan si vendas ndaj Rilindjes.

Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Istogut, ndërsa pretendentja tjetër për kreun, Liria, udhëton për t’u ndeshur me Suharekën.

Në dy ndeshjet tjera takohen Kika – Tefik Çanga dhe Besa – Vjosa.

Të gjitha takimet fillojnë në ora 13:00. /Kërlaçki.com/