
Këtë fundjavë nis sezoni i ri në Ligën e Dytë të Kosovës, një kampionat që premton emocion dhe rivalitet të madh, pasi në të marrin pjesë shumë skuadra me histori dhe traditë në futbollin kosovar.
Risi teknologjike
Nga ky edicion, të gjitha ndeshjet do të regjistrohen online përmes platformës “My FFK”. Kjo do t’i mundësojë Federatës së Futbollit të Kosovës dhe klubeve që të kenë të dhëna në kohë reale për çdo takim.
Ekipet pjesëmarrëse
Në Ligën e Dytë këtë vit do të shohim emra të njohur, që dikur kanë garuar edhe në elitën e futbollit kosovar, si: Flamurtari, Kosova VR, Ulpiana, Rahoveci, Vllaznia e Pozharanit, Lepenci, Arbëria e Dobrajës dhe Fushë Kosova.
Po ashtu, Rilindja e Prishtinës pritet të ndezë derbit e kryeqytetit, ndërsa klube të reja si Top Football dhe Podujeva, që kanë ardhur nga akademitë dhe ligat e ulëta, tashmë do të matin forcat me ekipet tradicionale. Nga ana tjetër, Mitrovica, e cila ra nga Liga e Parë, do të kërkojë menjëherë rikthimin, kurse Sharri i Hanit të Elezit shihet si rivali kryesor i Lepencit. Një tjetër skuadër e re, Shqiponjat, e formuar nga një shkollë futbolli në Prishtinë, po e vazhdon rrugëtimin tashmë në vitin e tretë me ekip të parë.
Ndeshjet e javës së parë
Programi i plotë i ndeshjeve të së dielës është si vijon:
-
Kosova VR – Deçani | 16:00 | Bernicë
-
Vllaznia – Dukagjini | 17:00 | Pozheran
-
Ulpiana – Rahoveci | (e shtyrë)
-
Lepenci – Flamurtari | 16:30 | Kaçanik
-
Arbëria – Shqiponjat | (e shtyrë)
-
Drini i Bardhë – Fushë Kosova | 16:00
-
Mitrovica – Top Football | 17:00 | Mitrovicë
-
Dardania – Podujeva | 16:30 | Brestovik
-
Rilindja – Sharri | 17:00 | Prishtinë
Kampionati pritet të jetë ndër më interesantët e viteve të fundit në këtë kategori, falë rikthimit të skuadrave me emër dhe entuziazmit të ekipeve të reja që po sfidojnë traditën.