Tifozi i Fenerbahçes me emblemë të UÇK-së bën bujë në rrjetet sociale!

Tifozi i Fenerbahçes
Tifozi i Fenerbahçes

Një tifoz i Fenerbahçes tërhoqi vëmendjen e kamerave gjatë ndeshjes së parë të playoff-it të Ligës së Kampionëve ndaj Benficës.

Ai u shfaq me një kapelë ku ishte stampuar emblema legjendare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke bërë që momenti të përhapej shpejt në rrjetet sociale dhe të bëhej viral.

Fenerbahçe njihet për numrin e madh të tifozëve me origjinë shqiptare, të cilët janë të pranishëm në stadium dhe mbështesin klubin në çdo ndeshje.

Ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë, 0:0.

Takimi i kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Portugali, ku skuadrat do të përpiqen të vendosin fituesin për vendin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

tifozi i fenerbahçes
tifozi i fenerbahçes