
Klubi i Futbollit Tirana ka zyrtarizuar emërimin e Omer Bunjakut si drejtor sportiv. 34-vjeçari, i cili së fundmi ka mbajtur të njëjtin post te Ballkani në Kosovë, ka qenë gjithashtu pjesë e stafit drejtues të FC Shkupit në Maqedoninë e Veriut.
Me një përvojë disa vjeçare në menaxhimin sportiv, Bunjaku është angazhuar më parë në ndërtimin e strukturave organizative dhe projekteve afatgjata në klube të rajonit. Sipas klubit, ai pritet të sjellë një qasje të re në drejtimin sportiv të ekipit bardheblu.
Ky zhvillim vjen pas emërimit të dy trajnerëve italianë në pankinën e Tiranës, duke treguar një ndryshim të qartë kursi në filozofinë drejtuese të klubit për sezonin e ri.
Tirana shkarkon Vangjel Milen, emëron Roberto Bordin trajner të ri