Tiranës i ka ngelur vetëm emri, mposhtët nga debutuesit e Vorës

Vora - Tirana
Vora - Tirana

Debutuesit në elitën e futbollit shqiptar nisin kampionatin me një fitore të madhe ndaj Tiranës, duke shfrytëzuar në maksimum rastet dhe duke treguar cinizëm përpara portës. Në të kundërt, bardhekaltrit regjistrojnë një nisje zhgënjyese, shumë larg pritshmërive të drejtuesve dhe tifozëve.

Skuadra e Vorës e nisi ndeshjen me intensitet dhe krijoi disa mundësi të rrezikshme në portën e Tafës. Avantazhi erdhi në minutën e 36-të, kur Karrica shënoi nga pika e bardhë. Në fillim të pjesës së dytë, po i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin, duke e futur Tiranën në vështirësi të mëdha.

Në minutën e 69-të, Zuna realizoi me një kundërsulm të shpejtë, duke vulosur fitoren e Vorës. Goli i Eliton në minutën e 84-t shërbeu vetëm si statistikë dhe ngushëllim për bardheblutë, që nuk arritën të shfaqnin identitetin e një ekipi pretendues.

Rezultati përfundimtar: Vora 3-1 Tirana
Shënuesit: 36′ (p), 46′ Karrica, 69′ Zuna / 84′ Eliton

Abissnet Superiore – Java 2

Vora – Tirana 3-1
Egnatia – AF Elbasani 1-1
Partizani – Teuta 0-0
Flamurtari – Bylis 3-3

Dinamo  – Vllaznia | 31.08. 20:00 |