
Para ndeshjes së nesërme kundër Kosovës, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026, selektori i Suedisë, danezi, Jon Dahl Tomasson, foli për gjendjen e skuadrës së tij dhe ekipin tonë.
“Besfort Zeneli ka qenë në formë të mirë kohëve të fundit. Është i ri, kam folur me të dhe i kam thënë se dua të shoh edhe më shumë prej tij. Po zhvillon një sezon të shkëlqyer në klubin ku luan,” u shpreh Tomasson, për mosftesën e lojtarit shqiptar që mbron ngjyrat e Suedisë.
Duke folur për Kosovën, tekniku suedez nuk kurseu vlerësimet:
“Kosova është një ekip i shkëlqyer, e do futbollin dhe ka ide të qarta për lojën. I pëlqejnë pasimet e shkurtra dhe e kemi parë direkt edhe në Ligën e Kombeve se ka treguar paraqitje të mira. Megjithatë, ne jemi të përqendruar tek objektivat tanë.”
Tomasson foli edhe për Alexander Isak
“Para ndeshjes me Slloveninë pati vetëm tre seanca stërvitore, ndërsa tani ka zhvilluar pesë të tilla. Në atë ndeshje, nëse rezultati do të ishte 1-1, me siguri do të aktivizohej. Por tani duhet të shohim edhe aspektin afatgjatë, jo vetëm atë afatshkurtër.”
Ndërkohë, me trajnerin në konferencë doli edhe mbrojtësi Isak Hien, i cili pritet të ketë një rol të rëndësishëm në përballjen e nesërme.