Torino shokon Romën në “Olimpico”

#post_seo_title

Roma ka pësuar humbjen e parë këtë sezon në Serie A, duke u mposhtur nga Torino me rezultat minimal 1:0 në “Olimpico”.

Verdhekuqtë nuk arritën të shfrytëzojnë epërsinë territoriale dhe rastet e krijuara, ndërsa mysafirët treguan efikasitet maksimal në momentin vendimtar.

Torino e gjeti golin e fitores me anë të Giovanni Simeones.

Pas golit, Roma ushtroi presion të madh, por nuk ia doli të gjejë rrugën e rrjetës, duke regjistruar kështu humbjen e parë në kampionat.

Verdhekuqtë përballen me rivalin e përjetshëm, Lazion, në derbin e kryeqytetit – një sfidë që mund të përcaktojë shumë për moralin dhe ambiciet e ekipit në vazhdim të sezonit.