U21: Finlanda - Kosova 0-0

Pas barazimit të vlefshëm pa gola ndaj Finlandës në Turku, përzgjedhësi i Kombëtares U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani, është shprehur i kënaqur me paraqitjen dhe angazhimin e skuadrës, duke theksuar se objektivi kryesor ishte të mos pësonin humbje.

Kosova U21 merr një pikë të vlefshme në Finlandë dhe ruan pamposhtmërinë

“Mendoj se e arritëm qëllimin që e kishim – dhe ai ishte të mos humbnim. Jemi në një seri të mirë pozitive dhe kjo është e rëndësishme. Tani u uroj lojtarëve të mi që të kalojnë sa më mirë në klubet e tyre”, tha Toverlani pas ndeshjes.

Ai komentoi edhe kushtet e lojës dhe avantazhin që kishin vendasit: “Është e vërtetë që në këtë mot të ftohtë dhe me këto fusha, finlandezët ishin më të adaptuar, por edhe futbollistët tanë treguan nivel të lartë. U angazhuan maksimalisht, luftuan dhe dhanë gjithçka nga vetja.”

Standings provided by Sofascore

Ky barazim e mban Kosovën në garë për kualifikim në EURO 2027, ndërsa ekipi U21 vazhdon të ruajë pamposhtmërinë në këtë cikël eliminator.