Trajnerë kosovarë pjesë e Konventës së Trajnerëve të CEV në Kroaci

jon kajtazi arbona haxhaj dhe qendrim jashanica
Jon Kajtazi, Arbona Haxhaj dhe Qendrim Jashanica

Tre trajnerë nga Kosova kanë marrë pjesë në Konventën e Trajnerëve të CEV (CEV Coaches Convention 2025), e cila është zhvilluar në qytetin Zarë të Kroacisë.

Jon Kajtazi, Arbona Haxhaj dhe Qendrim Jashanica janë përfaqësuesit e volejbollit kosovar në këtë ngjarje vjetore të organizuar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV), që mbledh në një vend dhjetëra trajnerë, edukatorë dhe ekspertë teknikë nga e gjithë Evropa.

Konventa, e cila këtë vit po mbahet për herë të pestë, synon të krijojë hapësirë për shkëmbim përvojash dhe qasjesh moderne në fushën e trajnimit dhe zhvillimit të volejbollit, me fokus të veçantë te gjeneratat e reja.

Motoja e edicionit të sivjetmë është “Great coaching changes lives” – një mesazh që shoqëron programin trajnues dhe sesionet praktike të parashikuara për pjesëmarrësit.