
Manchester City e ka nisur me stil sezonin e ri në Premier League, duke triumfuar bindshëm 4-0 në udhëtim ndaj Wolverhampton Wanderers.
Të përzgjedhurit e Pep Guardiolës e zhbllokuan sfidën në minutën e 34-të me Erling Haaland, i cili shënoi pas asistimit të Rico Lewis.
Vetëm tre minuta më vonë, mesfushori holandez Tijjani Reijnders dyfishoi epërsinë pas një aksioni të ndërtuar nga Oscar Bobb, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 2-0 për kampionët në fuqi.
Në fraksionin e dytë, City vazhdoi dominimin. Haaland shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 61-të, këtë herë pas asistimit të Reijnders.
Rezultatin përfundimtar 4-0 e vulosi Rayan Cherki, i cili vetëm pak minuta pasi hyri në fushë (73’), gjeti rrugën e golit në minutën e 81-të.
Me këtë fitore të thellë në xhiron hapëse, Manchester City dërgon një sinjal të qartë për synimet e këtij sezoni.
Në javën e ardhshme, “qytetarët” do të përballen me Tottenham Hotspur, në një tjetër duel interesant të kampionatit anglez.