
Atalanta arriti një barazim të vlefshëm 1‑1 ndaj Juventusit në Torino, duke zgjatur në pesë ndeshje serinë e saj të pamposhtur në Serie A – për herë të parë që nga viti 2007 – ndërsa “Zonja e Vjetër” vazhdon të humbasë terren në garën për kreun, dhe nuk arrin të fitojë në shtëpi ndaj “La Dea” që prej vitit 2018.
Juventus nisi ndeshjen me vrull dhe që në minutën e dytë, vetëm shtylla i mohoi golin Pierre Kalulus pas një goditjeje me kokë. Atalanta reagoi me gjysmë-raste nga 17-vjeçari Honest Ahanor dhe Nikola Krstoviç, por ishte qartësisht në pozicion mbrojtës në fillim. Andrea Cambiaso dhe Teun Koopmeiners kontrollonin mesfushën për Juven, dhe në përpjekjet për t’i neutralizuar, Atalanta la të lirë Khéphren Thuram, i cili lëshoi një goditje të rrezikshme që devijoi paksa jashtë.
Pavarësisht trysnisë së vazhdueshme të Juventusit gjatë pjesës së parë, Atalanta meriton vlerësim për rezistencën, sidomos për kontributin e Berat Djimsitit dhe Ahanor. Djimsiti pati një rast me kokë nga goditje këndi, një prej të paktave tentativa të rrezikshme të Atalantës në këtë fraksion. Dhe kur gjithçka dukej se po mbyllej me barazim në pjesën e parë, Kamaldeen Sulemana befasoi të gjithë: dribloi dy mbrojtës dhe realizoi një gol të bukur me të majtën në kë
Pjesa e dytë nisi me një lojë më të balancuar. Krstoviç humbi një rast të artë me portierin Di Gregorio ballë për ballë, ndërsa Loïs Openda krijoi disa mundësi dhe u shfaq si rreziku më i madh për Juven. Një goditje me kokë nga Mario Pašalić i vuri në provë refleksat portierit të Juventusit, ndërsa Raoul Bellanova nuk përfitoi nga një kros i shkëlqyer i Charles De Ketelaere.
Atalanta vazhdoi të ishte e rrezikshme në kundërsulm dhe e sigurt në prapavijë, por një gabim fatal nga Odilon Kossounou i dha mundësinë zëvendësuesit Juan Cabal të barazonte rezultatin vetëm dy minuta pas hyrjes në fushë.
Pak më vonë, Marten de Roon u ndëshkua me karton të kuq, duke i dhënë Juventusit një epërsi numerike dhe shtysë për të kërkuar fitoren. Në minutat e fundit, të dyja ekipet luftuan për të ruajtur qetësinë nën presion të madh. Weston McKennie pati mundësinë më të mirë për të vulosur fitoren për Juventusin, por nuk arriti të shënonte nga afër.
Me këtë rezultat, Atalanta mbetet e pamposhtur në pesë përballjet e fundit direkte në Serie A ndaj Juventusit (1 fitore, 4 barazime), dhe ka humbur vetëm një nga 12 takimet e fundit në kampionat ndaj “Bianconerëve” (3 fitore, 8 barazime).
Zhegrova sjell gjallëri
Edon Zhegrova pati një tjetër paraqitje pozitive në fanellën e Juventusit, në barazimin 1‐1 ndaj Atalantës në “Allianz Stadium”. Sulmuesi kosovar u aktivizua në minutën e 64-të dhe solli gjallëri në krahun e djathtë të sulmit, Duke krijuar disa aksione të rrezikshme për “Zonjën e Vjetër”.
Pas hyrjes së tij në lojë, loja e Juventusit u përqendrua dukshëm në krahun ku vepronte Zhegrova. Me depërtimet e tij tipike dhe driblimet në hapësira të ngushta, ai arriti disa herë të rrezikojë portën e Atalantës, megjithatë pa arritur të konkretizojë me gol apo asist.
Analistët italianë vlerësuan lëvizshmërinë dhe intensitetin që solli Zhegrova në fushë, veçanërisht në një moment kur Juventusi po kërkonte me ngulm golin e fitores. Performanca e tij është konsideruar si një sinjal pozitiv për trajnerin, që po i jep gjithnjë e më shumë minuta në fushë.
Zhegrova po përfiton nga një formë e mirë fizike dhe përkushtimi i tij është evident – sipas raportimeve, ai është stërvitur edhe në ditët e pushimit për t’u përgatitur për këtë ndeshje. Forma e tij në rritje mund të jetë një lajm i mirë për Kombëtaren e Kosovës, që mbështetet te ai si një nga lojtarët kyç.