
Në redaksinë tonë ka mbërritur videoja e aksionit paraprak të golit të parë të Feronikelit, ku pretendohet se ishte fauluar lojtari i Tefik Çangës. Megjithatë, VAR-i nuk reagoi. Është interesant fakti se gjyqtari i VAR-it ishte zëvendësuar në momentet e fundit para takimit.
Ndërkohë, FFK vazhdon të mos publikojë delegimet e gjyqtarëve në Ligën e Parë dhe as të komunikojë dënimet e tyre, siç ishte rasti i gjyqtarit të VAR-it në ndeshjen Vushtrria – Liria, ku pati ankesa të mëdha nga Liria për penalltinë e akorduar në favor të Vushtrrisë, ndërsa kjo e fundit u ankua për gjykimin e përgjithshëm të arbitrit kryesor.
Sot ka reaguar edhe trajneri i Prizrenit, Bekim Bakaj. Por jo të gjithë – madje pothuajse askush nuk merr guximin të reagojë. Shumica dërgojnë video në redaksi me anonimitet, duke u ankuar se fëmijët apo të afërt dhe punëtorët e FFK-së, dikur gjyqtarë apo në pozita tjera, janë bërë faktor në fushat e blerta. Rastet janë të shumta.
Megjithatë, deri më tani, përveç Vushtrrisë dhe trajnerit të saj, si dhe trajnerit të Prizrenit, nuk ka pasur guxim nga klubet e tjera për të reaguar. Në biseda direkte me gazetarët, pothuajse të gjithë ankohen, sikurse në rastin e golit të parë të Dukagjinit kundër Ferizajit, por askush nuk “guxon” të dalë publikisht.
Pamjet e duelit të sotëm i gjykoni vetë: a ishte ndërhyrje e palejuar apo jo?