Ismet Munishi

#post_seo_title

Pas shkarkimit të Xhengiz Rexhepit, Ismet Munishi është bërë një prej tri opsioneve kryesore për të marrë drejtimin e Vëllaznimit.

Sipas burimeve të “Kërlaçki.com” pranë klubit kuqezi, përveç trajnerit karizmatik nga Prishtina, opsione tjera konsiderohen edhe dy ish-trajnerët e skuadrës, Leutrim Krasniqi, ani pse aktualisht i angazhuar te Dinamo, dhe Ardian Mema.

I kontaktuar nga portali të mërkurën, Munishi konfirmoi interesimin e klubit.

“Po sillet emri im në shumë klube. Ka diçka të vërtetë. Simpatia ime dhe respekti për Vëllaznimin dihet botërisht. Kam oferta nga disa klube, përfshirë këtu edhe Vëllaznimin, por nuk mund t’i zbuloj,” deklaroi Munishi për “Kërlaçki.com”.

ismet munishi
ismet munishi

Vëllaznimi u nda me Rexhepin pas humbjes ndaj Vushtrrisë, e cila e bëri që skuadra gjakovare të zbriste në vendin e katërt me 34 pikë, tri më pak se lideri Vushtrria.

Në 17 ndeshje këtë edicion, kuqezinjtë kanë regjistruar 10 fitore, katër barazime dhe tri humbje.

Skuadra ka sulmin e tretë më të mirë në ligë me 28 gola dhe një nga mbrojtjet më të forta me 16 gola të pësuar, por këto të dhëna nuk ishin të mjaftueshme për të mbajtur Rexhepin, i cili, siç ka raportuar “Kërlaçki.com” prej kohësh, ka pasur edhe mosmarrëveshje të brendshme me disa lojtarë të skuadrës.

Ditët në vijim priten të jenë vendimtare për të ardhmen e stolit kuqezi, që aktualisht është mes tre ish-trajnerëve që kanë punuar në Gjakovë: Munishi, Krasniqi dhe Mema.

vëllaznimi
vëllaznimi