Xhaka lider te Sunderland në Premier League – asistim dhe statistika mbresëlëse ndaj Nottingham

Granit Xhaka vazhdon të shkëlqejë me Sunderlandin në Premier League. Skuadra e tij shënoi fitore të rëndësishme në udhëtim te Nottingham Forest me rezultatin 1-0.

Mesfushori nga Kosova, që sot mbushi 33 vjeç, kontribuoi me asistimin për golin e shënuar nga Omar Alderete në minutën e 38-të, duke regjistruar asistimin e tij të tretë në elitën angleze.

Xhaka u vlerësua me notën më të lartë të ndeshjes, 8.2, ndërsa Sunderland pas kësaj fitore ka 11 pikë dhe renditet i treti në tabelë.

granit xhaka

Statistikat e Xhakës në ndeshje tregojnë paraqitje domethënëse: ai preku topin 56 herë, shënoi 26 pasime të sakta nga 31 (84%), dha një pasim kyç dhe një asistim, realizoi 3 nga 1 gjuajtje të sakta në krosime, dhe 9 nga 10 pasime të gjata.

Ai krijoi një shans të madh, ndërsa përballoi 7 duela në tokë duke fituar 5 bëri 8 largime, 2 bllokime, 1 ndërhyrje dhe 2 fitime të topit në presion.