
Trajneri Zekerija Ramadani nuk i fshehu emocionet pas fitores 1-0 në fushën e Differdange dhe kualifikimit historik të Dritës në e Ligës së Konferencës.
“Meritat i takojnë futbollistëve, është djersa dhe mundi i tyre. Në kushtet ku stërvitemi, ky sukses është plotësisht i tyre”, deklaroi Ramadani.
Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e dy presidentëve të klubit dhe theksoi rëndësinë personale të këtij momenti: “Është një ëndërr e realizuar për mua. Garoj me veten dhe gjithmonë mendoj që mund të japim më shumë për futbollin e Kosovës.”
Ramadani e përmbylli deklaratën me një dedikim prekës: “Babai më ka mbështetur shumë si lojtar, por si trajner nuk kam pasur të njëjtën mbështetje. Këtë sukses ia dedikoj atij.”